AC Milan e ka mundur Genoan me rezultat 3-1, por këtë e ka arritur vetëm pas shtesave kundër Genoas. Ostigart (17) i Genoas shënoi golin e parë kurse golat për Milanin i shënuan, Giroud (74), Leao (102) dhe Saelemaekers (112)
Milan më shumë mundi ka arritur që të kalojë në çerekfinale të Kupës së Italisë duke e mposhtur Genoan me rezultat 3-1.
AC Milan e filloi këtë ndeshje duke rrezikuar që në minutën e parë me Krunic.
Por Genoa u tregua e rrezikshme në minutën e 16-të kur Zinho Vanheusen lansoi një goditje të fuqishme por që u prit nga Maignan.
Një minutë me vonë Milan do të pësonte gol pasi që kësaj radhe me kokë do të shënonte gol Ostigart, pas krosimit të Portanovas.
Ekubani i Genoas ka mundur të shënonte edhe një gol në minutën e 41-të por që goditja e tij përfundojë afër shtyllës së majtë të golit të Milan. Me epërsinë prej 0-1 dy skuadrat do të shkonin në pushim.
Giroud do ta kërcënonte portën e Genoas që në minutën e 48-të por goditja e tij me kokë u prit nga portieri i Genoas Semper.
Goli i barazimit do të vinte shumë më vonë për AC Milanin. Saktësisht në minutën e 77-të ku krosin e Theo Hernandez në gol do ta shndërronte Giroud. Gol shumë i bukur ky me kokë.
Por, Milan edhe pse sulmoi nuk arriti që të kryejë ndeshjen brenda 90 minutave kështu që u deshën edhe 30 minuta të tjera që ndeshja të përfundojë.
Në shtesa Milan do të shënonte që në shtresën e parë.
Leao do të shënonte golin e karrierë nga një kënd i vdekur duke e parabolluar Semperin dhe duke i dhënë kështu epërsinë e parë Milanit në këtë ndeshje.
Por, ndeshja nuk përfundoi me kaq!
Alexis Saelemaekers do të shënonte në minutën e 112-të dhe përsëri asistues në këtë gol ishte Theo Hernandez.


