Milanin bëhet gati për transferimin e Kovacic?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

E bën me shkumë dhe i hedh ujë nga vaska – Egla Ceno shpërthen ndaj Meriton Mjekiqit

Po vazhdon akoma përplasja në mes të Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos. Banorët e Big...

Kovacic te Milani! Kjo është thjesht një ide merkatoje por mund të ndezë polemika të mëdha në kryeqendrën e Lombardisë.

Sipas “Gazzetta Dello Sport” kuqezinjtë kanë nisur një sondazh për mesfushorin kroat të Interit duke marrë informacione. Në “Appiano Gentile” nuk pranojnë të flasin për këtë temë, por jozyrtarisht Mancini dhe stafi i tij janë në dijeni të një fakti të tillë.

Në anën tjetër të Milanos mund të bëjnë një hap përpara për një ide të çmendur vere sepse Kovacic konsiderohet si e ardhmja e Interit dhe një largim i mundshëm i tij drejt kushërinjve të urryer do të shtonte sasi të mëdha benzine në zjarrin mes dy skuadrave. Gjithsesi, Galliani preferon të punojë prapa perdeve.

Kovacic është në gjendje të mbulojë të paktën tre pozicione në mesfushë, aty ku Milani ka më shumë nevojë për gjak të ri. Kroati i përgjigjet pothuajse në çdo pikë kërkesave për lojtarin që kërkon Mihajlovic, por gjithsesi ky mbetet thjesht një zë merkatoje.

Interi e vlerëson talentin ballkanas deri në 30 m milionë Euro dhe nuk pranon asnjë ulje. Deri në këto momente, Milani ka shpenzuar 83 milionë dhe nuk është ende e qartë nëse Berlusconi do të bënte një sforcim të fundit për të afruar në skuadër kroatin.

Në krahun tjetët qëndron edhe alternativa Witsel por edhe Zenit nuk ulet në bisedime pa 35 milionë, prandaj Kovacic po fiton terren në listën e Gallianit. Nuk përjashtohet gjithashtu as ideja Soriano. Klauzola e lojtarit të Sampdorias është 10 milionë Euro, një çmim i përballueshëm për kuqezinjtë, mesfusha e të cilëve mbetet një kantier i hapur ndërtimi. /Supersport/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...