Milani shitet te kinezët?

PUBLIKUAR

Milani ka ndërprerë bisedimet me Bee Taechaubol, pasi që një konglomerat kinez ka hapur bisedimet me drejtuesit Rossoner.

Mr. Bee është thënë se do ta blejë Milanin para vitit të ri, por kjo nuk ndodhi.

Sipas La Repubblica, negociatat janë ndërprerë, pasi që Berlusconi tash po e shqyrton një tjetër ofertë të madhe nga Kina.

Ai është i pasigurt për këtë ofertë, por të tjerë drejtues të kompanisë së tij Fininvest mezi presin që ai të pranojë pasi që kinezët kanë premtuar shumë të mëdha parashë.

Dallimi është te fakti se Mr. Bee ka dashur të japë 480 milionë euro për të marrë 48 për qind të aksioneve, kurse kinezët duan 75% të aksioneve për 600 milinoë euro. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...