Milani shijon fitoren (Video)

PUBLIKUAR

kuadra e Milanit ka regjistruar fitoren e parë sezonale duke mposhtur Empolin në javën e dytë të Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në San Siro, Rossonerët krijuan epërsi në minutën e 17-të përmes Carlos Baccas.

Mirëpo, gëzimi i tifozëve vendas nuk zgjati shumë, pasi Riccardo Saponara e barazoi rezultatin (20’) dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra identike.

Në gjysmën e dytë, nikoqirët ia dolën që ta kthenin avantazhin. Luiz Adriano shënoi pas harkimit të Bonaventuras (69’).

Milani numëron tri pikë pas dy xhirosh, pasi në ndeshjen e hapëse pësoi humbje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...