Milani rrezikon t’i humbë këta yje, pritet intervenimi

PUBLIKUAR

Milani duhet të përgatisë kontrata të reja për Alessio Romagnolin dhe Mattia De Sciglion, teksa rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojë Gianluigi Donnarummas.

Tifozët rossonerë shpresojnë që pronarët e rinj të klubit të vazhdojnë të kultivojnë projektin e avancimit të lojtarëve italianë në skuadër, të nisur nga Silvio Berlusconi.

De Sciglio dhe Romagnoli janë dy lojtarë, të cilëve duhet t’u shqyrtohen kontratat, pasi Juventusi, respektivisht Chelsea, kërkojnë shërbimet e tyre

Rasti i njëjtë është edhe me Donnarumman, të cilin e kërkon Real Madridit. Portieri mbush 18 vjet në vitin e ardhshëm, ndërsa klubi thuhet se ia ka arritur pagën vjetore nga 160.000 euro në një milion.

Mirëpo, kjo nuk mjafton për një gardian të tillë, pasi mund t’ia rrëmbejnë klubet që paguajnë më shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...