Milani refuzon ofertat kineze për Kuckan

PUBLIKUAR

Milani raportohet se ka refuzuar ofertat nga Kina për mesfushorin Juraj Kucka.

Mesfushori sllovak ka qenë njëri nga futbollistët më të mirë për Rossonerët këtë sezon, duke shtuar forcën për një mesfushë ndryshe dhe duke shënuar në finalen e Superkupës italiane kundër Juventusit.

Sipas Corriere della Sera, kjo ka çuar në interesimin nga ekipet e Superligës Kineze, përcjell Telegrafi.

Por, klubi nga San Siro nuk kanë pranuar ndonjë përparim të tillë, duke vendosur t’i refuzojnë ofertat në drejtim të tij.

29-vjeçari arriti në Milan nga Genoa në verën e vitit 2015, ndërsa ka bërë 122 paraqitje, duke shënuar nëntë gola.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...