Milani refuzoi transferimin e Abrahamit të Chelseat

PUBLIKUAR

Klubi i madh italian, Milani kishte mundësi për të transferuar talentin anglez të Chelseat, Tammy Abraham, por e refuzoi atë.

Abraham ka shkëlqyer këtë fillim sezoni me Blutë e Londrës, duke shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që talenti anglez të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, të cilat mendojnë transferimin e tij në vitin e ardhshëm.

Abraham mund ta barazojë rekordin historik të Suarezit në Ligën PremierAbraham mund ta barazojë rekordin historik të Suarezit në Ligën Premier

Megjithatë, kishte klube të njohura që kishin refuzuar nënshkrimin me Abraham gjatë afatit të fundit kalimtar.

Sipas mediumit italian Tuttomercato, Milan hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Abraham, gjatë verës.

Gjigantët italianë menduan se 21-vjeçarit i mungonte përvoja në nivelin më të lartë dhe zgjodhën të mos bëjnë ndonjë ofertë zyrtare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...