Milani pritet të nënshkruajë me një sulmues të madh

PUBLIKUAR

Milani është në Londër për të negociuar me sulmuesin e Chelseat, Alvaro Moratan, por është në kontakte edhe me Gonzalo Higuainin, thonë lajmet e fundit.

Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli janë në Londër, ku thuhet se atje do të shkarkohen nga detyrat e tyre, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse këta të dy pritet të shkarkohen, pronarët e ri të klubit italian, janë duke negociuar me Moratan.

Spanjolli ka qenë në radarin e Milanit verën e kaluar, mirëpo ai kaloi të Chelsea ku nuk arriti t’i kënaq drejtuesit e klubit anglez dhe në këtë verë pritet të largohet.

Ndërkohë ‘Rossonerët’ janë në kontakte edhe me Nicolas Higuain, i cili është vëllai i sulmuesit të Juventusit, Gonzalo.

Pipita mund ta pranojë kalimin e tij në San Siro, i cili kushton rreth 60 milionë euro me një pagë prej 7.5 milionë eurosh për stinor. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...