Milani po përgatit ofertën për transferimin e Zaniolos, zbulohen detajet

PUBLIKUAR

Milani raportohet se është gati t’i propozojë një ofertë konkrete Romës për Nicolo Zaniolon.

Sulmuesi italian, i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me romakët, e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga klubi këtë muaj, pasi është i pakënaqur me situatën e tij të kontratës, si dhe me marrëdhëniet me tifozët, transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas “Calciomercato”, Milani po vëzhgon me vëmendje situatën dhe beson se mund të fitojë garën kundër Tottenhamit, që gjithashtu po synon transferimin e Zaniolos.

Klubi londinez ka ofruar një marrëveshje huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, duke përfshirë edhe opsionin “detyrim blerjeje” në verë.

Por, kampionët në fuqi të Italisë thuhet se nuk janë shumë të shqetësuar, pasi besojnë se 23-vjeçarin preferon të qëndrojë në Itali.

Kësisoj, raportohet se Milani pritet të dalë këtë javë me një ofertë për ish-futbollistin e Interit.

Oferta thuhet se do të jetë për huazimin e tij deri në fund të sezonit, duke përfshirë opsionin e blerjes për 22 milionë euro në verë.

Roma thuhet se dëshiron që të shesë menjëherë Zaniolon, por mund të pranojë edhe një ofertë të tillë pasi afati kalimtar dimëron po shkon drejt mbylljes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...