Milani plot fat, kalon në gjysmëfinale të Kupës (Video)

PUBLIKUAR

Milani arriti fitore kundër Carpit me rezultat 2-1 në Kupën e Italisë.
Rossonerët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe gjysmëfinalja ishte e merituar.

Goli i epërsisë erdhi nga Carlos Bacca në minutën e 14-të, ku sulmuesi kolumbian mjeshtërisht kaloi edhe portierin. Ndërsa goli i dytë erdhi nga Niang në minutën e 29-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Mysafir të cilët ishin në kërkim të rezultatit, pjesën e dytë e filluan me zëvendësime dhe vetëm pas pesë minutash (50’), i inkuadruari Matteo Mancosu shënoi për 2-1.

Në minutat në vazhdim Milani aktivizoi dyshën Boateng-Bertolacci të cilët ndihmuan vendasit të mbajnë rezultatin pozitiv deri më fund.

Milani është skuadra me më fat në këtë garë, pasi ata në gjysmëfinale do të luajnë me fituesin e ndeshjes Spezia-Alessandria dhe kështu me shumë mundësi finalja është e sigurt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...