Milani përballet me betejë ligjore për emrin në Gjermani

PUBLIKUAR

AC Milani është duke u përballur me një betejë të pazakontë ligjore në Gjermani, ku klubi nuk mund ta përdorë ligjërisht logon e vet për shkak se mund të ngatërrohet me një kompani vendore.

Klubi italian është duke tentuar ta përdorë ligjërisht këtë logo në të gjitha vendet e botës dhe deri tani nuk është përballur me ndonjë telashe, përveç në Gjermani, raporton Gazeta Express.

Gjykata e Bashkimit Evropian ia hodhi poshtë një ankesë kuqezinjve në qershor të vitit 2020, e cila konfirmoi se logoja e tyre ishte tejet e ngjashme me logon që përdoret në Gjermani tashmë nga kompania vendore.

Kompania gjermane Milan shet lapsa, kalem dhe gjëra të tjera për studentët.

Beteja mes tyre nisi më 2017, kur AC Milan aplikoi për mbrojtjen e pronës intelektuale në EUIPO.

Aplikacioni i klubit italian u kundërshtua nga kompania gjermane  “InterES Handels-und Dienstleistungs Gesellschaft mbH & Co KG”, e cila argumentoi se brendi i saj MILAN shet gjësende të ngjashme me ato që Milani po përpiqet t’i hedhë në treg.

Kjo kompania e ka përdorur emrin Milan që prej vitit 1984 dhe e ka regjistruar për herë të parë në vitin 1988. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...