Milani ka shfaqur interesim për sulmuesin italian të Southamptonit, Manolo Gabbiadini.
Skuadra e Gennaro Gattusos e dëshiron lojtarin në formë të huazimi me mundësi blerje, mirëpo klubi anglez nuk do ta pranojë këtë ofertë, transmeton Gazeta Express.
Southampton e vlerëson lojtarin për 15 milionë euro, mirëpo mund ta shesë për 12 milionë.
Problemi i vetëm i këtij transferimi do të jetë formula e huazimit me opsion të blerjes, gjë të cilën vështirë që do ta pranojë klubi nga Premierliga.
27-vjeçari në këtë stinor ka shënuar vetëm një gol në 15 paraqitjet e tij. /Gazeta Express/


