Milani ofron dy lojtarë dhe 40 milionë euro për Belottin (Foto)

PUBLIKUAR

Milani ka ofruar Palettan dhe Niangun plus 40 milionë euro për Belottin.

Milani synon të rikthehet në maje të futbollit Evropian dhe për ta bërë këtë, kanë nevojë për investime.

Kuqezinjtë kanë qenë shumë aktiv deri më tani në ndërtimin e skuadrës, shkruan Gazeta Express.

Pavarësisht dyshimeve nëse janë apo lojtarë të denjë, Milan deri më tani ka transferua dhjetë lojtarë dhe natyrisht ajka është mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, që u transferua për 40 milionë euro, plus dy të tjera bonuse.

Tani sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, synimi është sulmuesi italian i Torinos, Andrea Belotti.

Sipas Sky Sport Italia, Milani është duke negociuar me Torinon për italianin, ku deri më tani ka ofruar dy lojtarë, Gabriel Paletta dhe M’Baye Niang si dhe 40 milionë euro.

Sku Sport raporton se Niang dhe Paletta nuk vlerësohen shumë dhe se deri më tani shifra ka shkuar në 65 milionë euro, ende shumë larg kërkesës së Torinos prej 100 milionë eurove.

Tjetër alternativ për Milanin është Alvaro Morata, por Real Madridi nuk dëshiron të dëgjojë oferta nën 90 milionë euro dhe Rossonerët nuk duan të shpenzojnë kaq para për një sulmues, që tashmë kanë transferuar në San Siro Andre Silvan dhe Fabio Borinin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...