Milani ofron Cutronen dhe 50 milionë euro për Belottin, Torino e refuzon

PUBLIKUAR

Torino e ka refuzuar ofertën e parë të Milanit për Andrea Belotti.

Kartonin e Patrick Cutrone plus 50 milionë euro – kjo ishte oferta e Milanit për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, raporton “Tuttosport”, transmeton Gazeta Express.

Por, Torino i ka thënë menjëherë jo ofertës së Kuqezinjve, nga të cilët kërkon më shumë se 100 milionë euro.

Klauzola e sulmuesit italian është 100 milionë euro, por vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Belotti ka shënuar 12 gola në 30 ndeshje në Serie A, 15 në të gjitha garat deri më tani këtë edicion. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...