Milani nuk e mposht Torinon (Video)

PUBLIKUAR

Milani ka dështuar të arkëtojë pikë të plota kundër Torinos duke luajtur baras (1-1) në San Siro.

Asnjëra prej skuadrave nuk arriti që të tregohet e saktë në pjesën e parë dhe ekipet shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Në gjysmën e dytë, Carlos Bacca priti një top të mirë në qendër të zonës dhe i kaloi Rossonerët në epërsi (63’).

Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën që ta barazonin rezultatin me anë të Daniele Basellit (73’).

Ky barazim e lë Milanin në vend të 11-të në tabelë me 10 pikë të fituara pas tetë javësh.

Torino është në vend të pestë në tabelë me 14 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...