Milani është ndalur me barazim (1-1) në San Siro nga Empoli.
Ekipi mysafir bëri lojë të organizuar në gjysmën e parë dhe luajti më mirë, mirëpo nikoqirët arritën të shënojnë gol para se të shkonin në pushim.
Menez pasoi te Bonaventura, i cili asistoi te Mattia Destro dhe ky i fundit shënoi (40’).
Mirëpo, rezultati u barazua në gjysmën e dytë. Elseid Hysaj dërgoi një harkim perfekt në zonë dhe veterani Massimo Maccarone shënoi me kokë (68’).
Kah fundi i takimit, portieri Diego Lopez u përjashtua me të kuq për ndalje të topit me dorë jashtë zonës.
Ky ishte barazimi i nëntë i Milanit këtë edicion që njëherësh ka regjistruar edhe shtatë fitore dhe shtatë humbje.
Aktualisht mban vendin e dhjetë në tabelë, por mund të zhvendoset më poshtë, në rast të fitores së skuadrave që gjenden nën të. /Telegrafi/


