Milani një hap larg finales (Video)

PUBLIKUAR

Milani ka arritur të fitojë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kundër Alessandrias (1-0).

Kuqezinjtë ashtu siç ishte pritur e filluan ndeshjen në sulm, kundër skuadrës së kategorisë së tretë italiane.

Por të parët që rrezikuan ishin Aelssandria me Michele Marconi, i cili gjuajti nga 20 metra, por jashtë portës.

Milani ishte afër të kaloj në epërsi me Balotellin në minutën e 28, por italiani nuk u tregua serioz para portës.

Minuta e 42 ishte vendimtare për këtë ndeshje, pasi gjyqtari Massimiliano Irrati, akordoi penallti për kuqezinjtë.

Ishte Mario Ballotelli ai që mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë duke shënuar për 1-0.

Fraksioni i dytë solli më shumë raste për Milanin.

Poli shënoi në minutën e 74, por goli i tij u anulua pasi Balotelli ishe ai që i kishte zënën pamjen portierit.

Në minutën e 83 Milan kishte rastin që hipotekojë kualifikimin që në ndeshjen e parë.

Niang i vetëm përballë Gianmarco Vannucchi qëlloi shtyllën për të mbetur shifrat e pjesës së parë.

Milani ndeshjen kthyese e zhvilloi me 1 mars. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...