Milani në krizë të thellë, flet trajneri Giampaolo

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, ka këmbëngulur se beson në idetë e tij dhe se skuadra e tij nuk ishte e organizuar në humbjen kundër Fiorentinës mbrëmë në San Siro.

Humbja 3:1 në shtëpi kundër Fiotentinës veçse e ka thelluar në krizë Milanin, pasi kjo ishte disfata e katërt në gjashtë ndeshjet e para në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Giampaolo u bë trajneri i parë i Milanit në 30 vjet që i humb katër nga gjashtë ndeshjet e para në ligë.

“Unë besoj në idetë e mia, por ky Milan u duk sikur nuk ishte stërvitur kurrë si ekip. Para tri ditëve luajtëm me karakter të madh dhe pashë momente të futbollit që më pëlqen. Sonte, luajtëm keq në nivel individual, pa organizim dhe pa ndjesi të përgjegjësisë kolektive”, tha Giampaolo.

“Unë e marr përgjegjësinë, natyrisht, por vazhdoj përpara sepse besoj në idetë e mia”, këmbënguli ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...