Milani ndalet me barazim nga Cremonese

PUBLIKUAR

Milani është ndalur me barazim nga Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Giovanni Zini” u mbyll baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.

Divock Origi shënoi një gol në minutën e 56-të për “Rossonerët”, por që u anulua pastaj për pozitë jashtë loje pas rishikimit nga VAR-i.

Milani pas këtij barazimi ka 30 pikë dhe është i dyti në tabelë, me 8 pikë më pak se skuadra lidere, Napoli.

Cremonese me 7 pikë pozicionohet në vendin e 18-të. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...