Milani merr vendim për të ardhmen e Vranckx

PUBLIKUAR

Milani raportohet se ka vendosur të mos e shfrytëzojë opsionin e blerjes së Aster Vranckx nga Wolfsburgu.

Mesfushori belg e kaloi sezonin e fundit si i huazuar në “San Siro”, teksa në marrëveshje ishte i përfshirë edhe opsioni i blerjes për 12 milionë euro, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Milani nuk do ta shfrytëzojë këtë opsion dhe Vranckx do të kthehet te klubi gjerman – sipas “Tuttomercatoweb”.

20-vjeçari regjistroi vetëm dhjetë paraqitje me “Rossonerët”.

Aster Vranckx me Wolfsburgun ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...