Milani mendon për Higuainin

PUBLIKUAR

Milani ka dështuar ta transferoj sulmuesin kolumbian, Jackson Martinez ndërsa tani ata po mendojnë për një tjetër sulmues të madh.

Fjala është për yllin e Napolit dhe të Argjentinës, Gonzalo Higuain i cili dëshiron të largohet nga ‘Sao Paulo’.

Mediat italiane kanë shkruar se ‘Rossonerët’, janë vënë pas sulmuesit 27-vjeçar dhe kanë filluar negociatat me Napolin.

Problemi i vetëm mbetet shuma e madhe që napolitanët kërkojnë për lojtarin e tyre mbi 50 milionë euro.

Ndërkohë nuk është vetëm Milani i interesuar për Higuainin nga Serie A, pasi në garë për të fuqishëm është inkuadruar edhe Roma.

Sipas ‘Tuttosport’, Roma ka avantazh pasi edicionin e ri luan në Ligën e Kampionëve, garë që medoemos Higuain do të jetë pjesëmarrës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...