Milani është kualifikuar në xhiron e ardhshme të Kupës së Italisë, duke e mposhtur Crotonen në vazhdime me rezultat 3-1.
Klubi nga Serie B u tregua një arrë e fortë për Rossonerët në kohën e rregullt, kurse në vazhdime vendasit treguan dhëmbët para portës kundërshtare duke shënuar dy gola në 15 minutat e fundit.
Pjesa e pare ishte pa gola, kurse vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë erdhi goli i parë nga vendasit me anë të Luiz Adrianos, i cili shënoi pas një asistimi te bukur nga Andrea Poli.
Goli i barazimit erdhi nga Ante Budimir në minutën e 68-të dhe kështu përfundoi edhe koha e rregullt.
Goli i epërsi për Rossonerët në vazhdime erdhi nga Giacomo Bonaventura, i cili shënoi një super gola nga gjuajta e lirë. Ndërsa goli i fundit në ndeshje erdhi nga sulmuesi i ri, M’Baye Niang.
Në xhiron e ardhshme Milani do të jetë mysafirë i Sampdorias. /Telegrafi/


