Milani e ka gati kontratën për Gonzalo Higuanin e Juventusit. Klubi italian pritet që t’ia ofrojë një kontratë katërvjeçare me pagën prej 4.5 milionë eurosh për stinor.
Me ardhjen e Cristiano Ronaldos, argjentinasi është lidhur me një largim nga Juventusi gjatë kësaj vere, ku shumë skuadra evropiane kanë shfaqur interesim për të, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë ‘Rossonerët’ e kanë rritur interesimin e tyre në 24 orët e fundit, me pronarët e rinj të cilët kanë filluar të mendojnë për përforcimet e mundshme.
Sipas Gazzeta dello Sport, Milani ka kontaktuar agjentin e Higuainit. Marrëveshja mund të arrihet nëse Milani i paguan 60 milionë euro për sulmuesin. /Gazeta Express/


