Milani iu rikthehet fitoreve

PUBLIKUAR

Milani e ka mposhtur 2:1 Udinesen në “San Siro”.

Pas turpërimit nga Lazio 4:1, Milani ka gjetur rrugën drejt fitoreve në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Të besuarit e trajnerit, Vincenzo Montella, e mposhtën 2:1 Udinesen në “San Siro”, ku shkëlqeu sulmuesi kroat, Nikola Kalinic.

Ai shënoi dy golat për Kuqezinjtë (22’ dhe 31’), ndërsa për mysafirët realizoi Kevin Lasagna (28’).

Në këtë ndeshje u anuluan dy gola nga VAR (nga një secilës skuadër), për shkak të pozicioneve jashtë loje.

Pas kësaj fitore, Milani renditet në pozitën e katërt me nëntë pikë, tri më pak se Juventusi, Interi e Napoli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...