Milani interesohet për Marcelon

PUBLIKUAR

Marcelo vendosi të largohet nga Real Madridi pas një kohe të gjatë dhe pasi fitoi gjithçka me madrilenët.

E tash, futbollisti brazilian është në kërkim të ekipit të ri, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas mediave spanjolle, interesim për mbrojtësin e majtë ka shprehur Milani.

Ish-përfaqësuesi brazilian është lojtar i lirë dhe “Rossoneri” mund ta marrin atë pa paguar dëmshpërblim.

Por, “Mundo Deportivo” raporton se krahas kampionit aktual italian, në garë për Marcelon janë futur edhe tri klube të tjera, dy nga Spanja – Getafe dhe Valladolidi, dhe një nga Franca – Olympique Marseille.

Mbetet të shihet se cilin prej këtyre klubeve do ta zgjedhë veterani i mbrojtjes, i cili ka oferta edhe përtej Atlantikut, respektivisht nga liga MLS amerikane.

Marcelo ka qenë njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë në dekadën e fundit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...