Milani, Inter dhe Roma e kishin refuzuar Pogban

PUBLIKUAR

Agjenti i Paul Pogbas ka zbuluar se edhe Interi edhe Milani kishin pasur rast të nënshkruajnë me mesfushorin e Juventusit, siç kishte pasur edhe Roma.

“Milani dëshironte ta marrë atë në bashkëpronësi me Genoan dhe ta dërgojë atë atje”, ka thënë Mino Raiola për Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi.

“Ne e refuzuam këtë. Interi tha se ata nuk duan të jenë të pasjellshëm ndaj [menaxherit të Manchester United, Sir Alex] Ferguson”.

“Me Juven, marrëveshja ishte kjo. E merrni i jepni pagë të ekipit të parë menjëherë, merrni përgjegjësinë dhe nuk e huazoni”.

“Personi i parë të cilit ia ofrova atë ishte [drejtori sportiv i Romës, Walter] Sabatini. Ai më tha, ‘Raiola, nuk po më ofron asnjë të mirë’. E mora lapsin dhe shkrova ‘Pogba’”, ka kujtuar më tej holandezi.

Roma ka konfirmuar se Pogba i është ofruar klubit, por është “arsyetuar” se agjenti kishte kërkuar përqindje të lartë për të. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...