Milani ia kthen Interit, tenton transferimin e Imbulas

PUBLIKUAR

Geoffrey Kondogbia padyshim që ishte lojtari që e ndezi derbin milanez mes Milanit dhe Interit.

Mirëpo një derbi tjetër mund të jetë edhe gjatë afatit kalimtar të janarit për një tjetër futbollist.

Është mesfushori francez Giannelli Imbula i cili ishte dëshirë e madhe e Interit dhe tani po kërkohet me ngulm nga Milani.

Lojtari është në pronësi të Olimpique Marseille dhe i huazuar në Porto pasi dështoi transferimi i tij në Inter.

Tani ‘Rossonerët’, janë duke monitoruar gjendjen e tij dhe janë duke menduar të dalin me ofertë prej 15 milionë euro për ta veshur kuq e zi mesfushorin 23-vjeçar.

Në rast të transferimit të Imbulas në Milan, atëherë kjo do të ishte një përgjigje e mirë e ‘kuqezinjve’ për ‘kushërinjtë’ e Interit që ia rrëmbyen Kondogbian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...