Milani i ofron 18 milionë euro për yllin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Milani dhe Evertoni janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor të Barcelonës, Emerson.

Emerson e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Real Betisi dhe nuk duket të jetë në planet e trajnerit të ri të Barçës, Ronald Koeman, prandaj klubi ka vendosur t’i dëgjojë ofertat për të, transmeton Gazeta Express.

Koeman do të bëjë ndryshime rrënjësore në skuadrën e Barçës dhe plani e tij e prek edhe mbrojtësin e ri.

Milani ka bërë ofertë në vlerë 18 milionë euro për Emersonin, sipas Mundo Deportivos, gazetës së afërt me Barçën.

Ndërsa, Evertoni i ka kërkuar Barçës ta huazojë 21-vjeçarin për dy sezonet e ardhshme.

Por, Barcelona nuk do të pranojë ta shesë atë për më pak se 32 milionë euro.

Emerson iu bashkua Barcelonës sezonin e kaluar dhe u dërgua në huazim menjëherë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...