Milani i jep ultimatum Montellas

PUBLIKUAR

Montella duhet t’i marrë gjashtë pikë në dy ndeshjet e radhës në të kundërtën rrezikon të shkarkohet.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, drejtorët e Milanit, Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone – i kanë kumtuar lajmin Vincenzo Montellas se duhet t’i fitojë dy ndeshjet e radhës në Serie A nëse dëshiron të shpëtojë punën.

Montella është në presion pas tri humbjeve me radhë në Serie A, ndërsa kulmi ishte barazimi 0:0 me AEK-un e Athinës në San Siro në kuadër të Europa League.

Montella tani duhet t’i fitojë patjetër dy ndeshjet e radhës, ndaj Genoas dhe Chievos, në të kundërtën rrezikon seriozisht shkarkimin.

Drejtuesit e Milanit duan patjetër gjashtë pikë nga dy takimet e radhës, para përballjes me Juventusin me 28 tetor në “San Siro”.

Pas tetë xhirove në Serie A, Milani renditet në pozitën e 10’të me vetëm 12 pikë – që regjistron katër fitore dhe katër humbje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...