Milani heq dorë nga Ibrahimovici

PUBLIKUAR

Çështja Milan – Ibrahimovic ka përjetuar një kthesë të papritur dhe tani duket se sulmuesi suedez nuk do t’i ribashkohet klubit të tij të vjetër.

Duket se Zlatan Ibrahimovic do të mbetet pjesë e LA Galaxy në MLS, transmeton Gazeta Express.

Sipas Sportitalia, mbrëmjen e së martës bisedimet kanë hasur në probleme serioze dhe të dy palët janë duke menduar të heqin dorë duke i braktisur përfundimisht bisedimet.

Deri mbrëmë u raportuar se kishin mbetur vetëm detajet për t’u zgjidhur dhe se Ibra do të kalonte në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit si lojtar i huazuar.

Megjithatë, kuqezinjtë tani duhet të kërkojnë përforcime diku tjetër. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...