Milani e vlerëson Theon 50 milionë euro

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini është klubi më i interesuar për mbrojtësin e majtë francez, të cilin po synon ta rikthejë edhe Real Madridi në “Santiago Bernabeu”

Milani e ka vendosur çmimin për Theo Hernandezin.

Mbrojtësi i majtë francez e bëri një sezon fantastik në “San Siro” duke shfaqur siguri në mbrojtje dhe duke realizuar edhe gola, prandaj edhe interesimi i klubeve të mëdha për të nuk mungon.

E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se përfaqësuesin francez e do Paris Saint-Germaini, përcjell Gazeta Express.

Milani nga ana e tij e vlerëson 22 vjeçarin plot 50 milionë euro.

Kampioni francez është i gatshëm ta fusë në këtë marrëveshje mbrojtësin e majtë spanjoll, Juan Bernat.

Gjithashtu, interesim për Theon ka shfaqur edhe Real Madridi, i cili synon ta rikthejë atë në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...