Milani pritet të bëjë ofertë në muajin janar për mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregasin, shkruan Corriere dello Sport.
Nuk është hera e parë që Milani lidhet me mundësinë e transferimit të mesfushorit spanjoll, mirëpo kësaj here mund të realizohet, transmeton Gazeta Express.
31-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe Chelsea mund ta shesë atë në muajin janar në mënyrë që të mos i ikën i lirë në verë.
Ai po ashtu është duke vuajtur që të gjejë hapësirë në formacionin bazë nën menaxhimin e trajnerit të ri, Maurizio Sarrit, duke e bërë vetëm një paraqitje në këtë stinor, atë në kupën e Community Shield kundër Manchester Unitedit. /Gazeta Express/


