Milani e Interi ia mësyjnë Dybalas

PUBLIKUAR

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe sulmuesi argjentinas do t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga Torino pas pak muajsh, kur edhe do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata, shkruan “Gazeta Express” .

Në fakt, në pjesën e dytë të vitit të kaluar kishte marrëveshje verbale në mes të dy palëve për vazhdimin e kontratës, por më pas “Zonja e Vjetër” e ndryshoi ofertën dhe kjo ishte e papranueshme për Dybalan dhe për përfaqësuesit e tij.

E mediat italiane kanë nisur të spekulojnë për të ardhmen e ish-futbollistit të Palermos.

Portali “Calciomercato” raporton se dy gjigantët nga qyteti i modës, Milani dhe Interi do të mundohen ta transferojnë sulmuesin e rrezikshëm gjatë verës, shkruan “Gazeta Express”.

Dybala është i lirë ta zgjedh klubin e tij të ri qysh tash pasi këtë ia lejojnë rregullat.

E atij t’i bashkohet gjatë verës që vjen.

Kohë më parë interesim për lojtarin kishin shfaqur Tottenhami në Angli dhe Paris Saint-Germaini në Francë.

Dybala në vitet e fundit ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin italian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...