Milani duket ndryshe këtë sezon, fiton ndaj Lazios

PUBLIKUAR

1

Milani ka shënuar fitore 3-1 në San Siro në ndeshjen e parë të sezonit përballë një rivali të vështirë, Lazios.

Rossonerët filluan ndeshjen me një avantazh të hershëm, kur pas një kundërsulmi Stephan El Shaarawy asistoi për Keisuke Hoda, i cili me shpejtësinë e tij ishte i paarritshëm nga mbrojtja e Lazios (7’)

Derisa pjesa e parë nuk pati shumë raste, pjesa e dytë ishte më ndryshe. Rossonerët edhe një herë mposhtën portën e portierit shqiptar Etrit Berisha, kësaj here me anë të Sulley Muntaryt (56’).

Skuadra e trajnerit Philippo Inzaghi nuk u dorëzua as në pjesën e mbetur të ndeshjes, duke fituar një penalti të cilën e shënoi përforcimi i verës, Jeremy Menez (64’).

Goli i vetëm për Lazion erdhi tre minuta më vonë kur Filip Djordjevic depërtoi në zonë në mes të dy mbrojtësve Nigel De Jong dhe Alex dhe e ndihmën e këtij të fundit e dëgoi topin në rrjetën e Diego Lopez (67’).

Pavarësisht golit, ish-portieri i Realit bëri një paraqitje të qëndrueshme madje duke mbrojtur një penalti të vonshme të akorduar për mysafirët, e cila u humb nga Antonio Candreva. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...