Milani dëshpëron Ancelottin

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Milanit ka bërë të ditur se klubi është i lumtur me Montellas, pavarësisht se tani është i lirë ish trajneri i Kuqezinjve.

Milani nuk e ka në plan që ta rikthejë Carlo Ancelottin në “San Siro” pas shkarkimit nga Bayern Munich, njofton drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli.

Ancelotti u shkarkua të enjten, një ditë pas humbjes 3:0 në Ligën e Kampionëve nga Paris Saint-Germain.

Por, Mirabelli beson se nuk është koha që Ancelotti të rikthehet në Milan, duke thënë se klubi ka besim në Vincenzo Montellan.

“Është për të ardhur keq, sepse Ancelotti ka dëshmuar se është një ndër trajnerët më të mirë në botë dhe nuk e dimë pse është marrë ky vendim”, tha ai për “Sky Sport Italia”.

“Jemi

“Jemi të dëshpëruar si fansa të këtij sporti, por ne kemi një trajner më të ri se Ancelotti dhe po aq të talentuar. Besojmë në projektin me Montellan dhe duam t’i shkojmë kësaj në fund me të”, shtoi ai. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...