Milani dëshiron që marrëveshja të mbyllet këtë javë, zbulohen detajet nga oferta e re për De Ketelaere

PUBLIKUAR

Milani po kërkon të mbyllë një marrëveshje me Club Brugge për Charles De Ketelaere gjatë 48 orëve të ardhshme pasi kontaktet mes klubeve rifillojnë sot.

21-vjeçari nuk luajti të dielën, në finalen e Superkupës së Belgjikës, të cilën Club Brugge e fitoi 1:0 ndaj Gentit – transmeton Gazeta Express.

De Ketelaere qëndroi për 90 minuta në bankën rezervë, teksa pas përfundimit të ndeshjes, ai u pa duke u dhënë lamtumirën tifozëve.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Milani dhe Club Brugge do të jenë në kontakt sot për të diskutuar rreth ofertës së re.

“Rossonerët” janë gati të ofrojnë 30 milionë euro për mesfushorin belg, plus 5 milionë euro të tjera në formë të bonuseve. Kjo ofertë shihet si e mjaftueshme për të mbyllur një marrëveshje.

Leeds United ka qenë prej kohësh i interesuar edhe për reprezentuesin e Belgjikës, por Milani shihet më favorit për të nënshkruar me të dhe tani kuqezinjtë po bëjnë presion për të finalizuar gjërat këtë javë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...