Milani bën super ofertë për Vidalin, i ofron pagë marramendëse (Foto)

PUBLIKUAR

Milani është duke insistuar për Vidalin, të cilit i ka ofruar më shumë se 10 milionë euro në sezon vetëm për ta transferuar në “San Siro”.

Sipas televizionit shtetëror të Kilit, TVN, Milani ka bërë një ofertë të majme për mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal, që besohet të jetë mbi 60 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

TVN raporton se për ta bindur 30 vjeçarin, Milani i ka ofruar më shumë se 10 milionë euro në sezon, derisa raportohet se aktualisht te klubi gjerman përfiton 7.8 milionë euro.

Derisa edhe “Calciomercato.com” raporton se shatë herë kampionët e Evropës e duan ish mesfushorin e Juventusit për të krijuar një treshe fantastike në mesfushë me Lucas Biglia dhe Franck Kessie.

Sido që të jetë, mbetet të shihet nëse gjermanët do ta largojnë Vidalin, i cili pëlqehet nga Carlo Ancelotti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...