Milan vendos për fatin e Montellas

PUBLIKUAR

Vincenzo Montella nuk do të shkarkohet nga Milani edhe nëse e humb derbin ndaj Interit

Marco Fassone, shefi i Milanit, ka insistuar se “Derbi della Madonnina” nuk do të jetë vendimtar për fatin e trajnerit Vincenzo Montella. Por, ai shpreson se rindërtimi i Rossonerëve nuk do të shkojë gjatë.

Nuk do të jetë derbi vendimtar për Montellan. Trajneri ka përkrahjen e plotë dhe përsëris se kam besimin e plotë për të”, ka deklaruar Fassone për mediat italiane, përcjell Express.

“Filluam një projekt afatgjatë, jo vetëm për 7-8 ditë. E dimë se merr kohë, por ne shpresojmë të mos zgjasë shumë. Derbi nuk do të jetë vendimtar as për Milanin. E dimë se është ndeshje e rëndësishme sepse nisim takimin pas dy humbjeve, por ‘vendimtare’ është fjalë e madhe”, ka theksuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...