Milani ka shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Villarrealit, Mateo Musacchio
Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, po synon që gjatë afatit kalimtar të janarit ta përforcoj mbrojtjen.
Sips mediave italiane, Rossonerët kanë shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Villarrealit, Mateo Musacchio, përcjell Express.
Argjentinasi kushton rreth 30 milionë euro, kjo është një shifër shumë e madhe për tu investuar në tregun e dimrit, por që pronarët e rinj kineze do të jenë të gatshëm të shpenzojnë për të filluar mbarë aventurën në Milan.
Nëse dështon Musacchio, atëherë alternativa të Milanit janë: Victor Lindelöf (Benfica), Rodrigo Caio (Sao Paulo). /Express/



