Milan Stojanoviq akuzon Listën Serbe se vodhi 20 mijë vota

PUBLIKUAR

Ish nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Milan Stojanoviq, e ka akuzuar Listën Serbe për vjedhje të votave në zgjedhjet paralmentare të vitit 2014. Sipas tij, Lista Serbe ka vjedhë 20 mijë vota në Kosovë.

 

Stojanoviq përmes një statusi në Facebook ka shkruar gjithashtu se Marko Gjuriq ka marrë para për ta përkrahur Hashim Thaçin dhe se për ndërtimin e spitalit në Partesh meritat i mori vetëm Serbia pavarësisht se Kosova kishte investuar në të.

“E ashtuquajtura Srpska në pushtet erdhi duke vjedhur 20 mijë vota në Kosovë”, ka shkruajtur Stojanoviq.

“Ai kreteni Marko Gjuriqi ka marrë para dhe e ka përkrahur tregimin rreth Hashim Thaçit, ndërsa në TV shet mjegull, ju e dini se edhe zënëvdës kryeministri Branimir Stojanoviq është takuar në kafiteri në Maqedoni dhe ka marrë para kesh” shton Stojanoviq.

Duke e komentuar edhe bojkotin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës Stojanoviq tha se më mirë do të ishte që të ngrihet kryeministri Vuqiq “për rrenat e tij”, përcjell Telenews.al

SHIKO MË SHUMË

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...