Milan shpreh interesim për Kean

PUBLIKUAR

Milan raportohet se ka kontaktuar Mino Raiolan për ta marrë në radhët e tyre sulmuesin e Evertonit dhe Italisë, Moise Kean në janar

Gjëra të mëdha janë pritur nga Kean në Everton pasi që ata shpenzuan 27.5 milionë euro për ta marrë atë në verë nga Juventusi.

Pavarësisht se atij ju urua një mikpritje si “hero”, 19 vjeçari ka dështuar për të shënuar në katër ndeshje që ka startuar për Everton këtë sezon.

Ai po ashtu nuk është ftuar nga Italia, pasi që mosparaqitjet për klubin kanë ndikuar edhe në paraqitjet e tij me Kombëtare.

Tani, sipas calciomercato.com, Raiola është i palumtur me situatën e Kean në Goodison Park dhe tashmë po konsideron largimin e tij nga aty që në janar.

Milan ka treguar “interes të madh” për sulmuesin dhe mediat në Itali kanë shkruar sot se ata madje janë takuar me agjentin.

Kuqezinjtë janë lidhur me Kean edhe para se ai t’i bashkohet Evertonit janë në kërkim të një sulmuesi që shënon, pasi që Piatek dhe Leao për momentin nuk janë në nivel të detyrës.

Megjithatë, skuadra në Premier Ligë vazhdojnë ta shohin atë si një “aset” me vlerë dhe preferojnë ta shesin dhe jo ta lejojnë të largohet si “huazim”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...