Giacomo Bonaventura pritet të rinovojë kontratën me Milanin
Pas paraqitjeve mbresëlënës nën urdhëratë e Vincenzo Montella, Milan është duke menduar që të shpërblejë mesfushorin Giacomo Bonaventura, shkruan Gazeta Express.
Sipas mediave italiane, Galliani do të takohet me agjentin e lojtarit, Mino Raiolan, në ditët e ardhshme për te diskutuar rinovimin e kontratës me Bonaventuran.
Kontrata e 27 vjeçarit me Milan skadon në qershor të vitit 2019. Ai ka shënuar dy gola në 14 paraqitje në Serie A këtë edicion. /Express/


