Milan rrezikon ta humbet pa para talentin El Hilali

PUBLIKUAR

Youns El Hilali është njeri prej talenteve më të mirë në skuadrën e Milan Primavera por klubi rrezikon që ta humbet atë pasi që atij i skadon kontratë në qershor

19 vjeçari italiano-maroken është produkt i sistemit te të rinjve të klubit dhe ishte promovuar në skuadrën e Primavera në shtator të vitit 2020.

El Hilali ia ka dalë shumë mirë me skuadrën e të rinjve, duke shënuar 18 gola dhe bërë shtatë asiste në 59 paraqitje, duke fituar ftesën e Milani në stërvitjet e mes sezonit në Dubai, ku ai luajti në miqësorët kundër Arsenalit dhe Liverpoolit.

Siç raporton TMW, kontrata e tanishme e El Hilali me Milan skadon në fund të sezonit dhe nuk shihet ndonjë përparim për rinovim, që do të thotë se ai mund të largohet pa para në fund të sezonit. Për momentin nuk është e qartë nëse klubi planifikon që të rinovojë me të apo jo.

19 vjeçari është atipik i numrit 10 dhe mund të luajë në shumicën e pozitave të sulmit, përfshirë edhe si sulmues apo sulmues i dytë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...