Milan planifikon që të rinovojë me Krunic

PUBLIKUAR

Milan raportohet se kanë filluar bisedimet për një rinovim kontrate me mesfushorin Rade Krunic, për ta blinduar boshnjakun për disa vite

Kuqezinjtë kanë qenë të qetë gjatë këtij afati kalimtar, edhe pse kanë arritur që të sjellin dhe risjellin në skuadër disa emra si: Charles De Ketelaere, Divock Origi dhe Yacine Adli.

Derisa Milan ka qenë aktive në anën e brendshme ku ka arritur që t’i zgjasë kontratat me Fikayo Tomori dhe Tommaso Pobega që kanë nënshkruar rinovimet dhe disa lojtarë tjerë kyç do të marrin oferta për kontrata të reja së shpejti.

Siç raporton Corriere dello Sport, Paolo Maldini dhe Frederic Masara tani kanë në listë Krunic, kontrata e të cilit skadon më 2024. Milan ka filluar ta përpunojë kontratën e re për boshnjakun 28 vjeçar, i cili pati një rol kryesor në fitoren e kampionatit në Itali.

Kontrata të reja janë duke u punuar po ashtu edhe për Ismael Bennacer dhe Rafael Leao, edhe pse këto marrëveshje do të rinovohen më vonë, më shumë mundësi pas afatit kalimtar. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...