Milan në rrugë të mirë për ta transferuar Aouar

PUBLIKUAR

Milan janë në garë serioze për ta transferuar yllin e Lyonit, Houssem Aouar dhe kanë mbetur detaje të vogla që ata ta fitojnë garën dhe ta transferojnë atë, thonë lajmet e fundit

Mefushori 24 vjeçar francez ka mahnitur me talentin e tij për skuadrën e Ligue 1 në vitet e fundit, ku ka shënuar 41 gola dhe ka bërë 35 asiste në 221 paraqitje për skuadrën. Aouar është lidhur shpesh me një largim nga Lyon me kontratën e tij që pritet të skadojë verën e ardhshme, kështu që një largim i tij është në horizont.

Siç raporton, La Gazzetta dello Sport, Milan janë seriozisht të interesuar për të nënshkruar me Aouar në janar, dhe kanë mundësi që ta marrin atë me një shumë të vogël nga Lyon. Një tjetër faktor që i favorizon Kuqezonjtë është që 24 vjçari përfaqësohet nga e njëjta agjenci e lojtarëve që e menaxhon Sergino Dest dhe Pierre Kalulu, i cili rinovoi me klubin kohëve të fundit.

Pak detaje i janë dhënë klubit të Milanos dhe ata janë afër që ta mposhtin konkurrencën e tij për një lojtar për të cilin interes ka shfaqur Roma dhe një numër klubesh të Premier Ligës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...