Milan – Inter, sonte na pret euroderbi italian me plot emocione

PUBLIKUAR

Dueli mes Milanit dhe Interit konsiderohet si derbi më i madh lokal në botë.

Dy ekipet nga qyteti i modës kanë pasur dhe kanë rivalitet të përhershëm dhe sa herë që takohen këta dy gjigantë të futbollit italian, nuk mungojnë ethet dhe spektakli.

Por, dy ballafaqimet e radhës mes “Rossoneri” dhe “Nerazzurri” janë krejtësisht të veçanta, shkruan “Gazeta Express”.

Dy ekipet nga qyteti i Milanos këtë radhë do t’i matin forcat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Momentalisht, Zikaltrit janë më në formë dhe konsiderohen si favoritë të lehtë, por në “Derby della Madonnina” nuk i dihet kurrë.

Madje, Milani është treguar më i suksesshëm se Interi në duelet direkte në Ligën e Kampionëve në shekullin 21.

Prandaj, Kuqezinjtë, përkundër faktit se lojtari kryesor, Rafael Leao është në dyshim për sonte, do ta kërkojnë fitoren sonte dhe në mendjen e tyre është finalja e Stambollit.

Interi nga ana e tij do të mbështetet në sulmuesin në super-formë, Lautaro Martinez, por edhe në të rikthyerin në formë, Romelu Lukaku.

Ekipi i Simone Inzaghit është treguar më i suksesshëm se Milani në përballjet direkte të këtij sezoni, shkruan “Gazeta Express”.

Loja e kthimit do të luhet të martën që vjen, kur edhe do të përcaktohet skuadra që do ta prekë finalen e Championsit.

Ndeshja e sontme me plot edhe dhe emocione, por që garanton edhe spektakël, mes Milanit dhe Interit do të fillojë në orën 21:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...