Milani ia ka ngjallur vetes shpresat për një vend në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm, teksa e ka rrëzuar Veronën nga Serie A pas humbjes që ia shkaktoi të shtunën pasdite në “San Siro”.
Skuadra e Gennaro Gattusos e priti në “San Siro” skuadrën e Veronës, të cilës i duhej fitorja më patjetër, dhe e mposhti bindshëm 4-1, raporton Gazeta Express.
Pas dhjetë minutave lojë, mesfushori turk Hakan Calhanoglu shtrytezoi një top të çuar në zonë nga Suso për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Milani e mbylli një pjesë të parë dominuese me gol të bukur nga i riu Patrick Cutrone.
Edhe pjesën e dytë “Kuq e zinjtë” e nisen furishëm duke e çuar në 3-0 epërsinë në minutën e 49-të.
Verona reagoi vonë për ta shënuar golin ngushëllues, kur Lee realizoi në minutën e 85-të.
Fabio Borini e vulosi fitoren e vendasve me një gol në minutën e fundit të ndeshjes.
Milani tani ka 60 pikë dhe ngjitet në vendin e gjashtë, me gjashtë pikë më pak se Interi në të pestin, dhe me një ndeshje më pak, ndërsa vetëm dy më shumë se Atalanta në vendin e shtatë, dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Për Veronën, kjo humbje nënkupton rënie nga Serie A. /Express/


