Milan fiton minimalisht dhe e ruan kreun

PUBLIKUAR

AC Milan e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Empolin në shtëpi me rezultat minimal, 1:0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 19-të. Ishte Kalulu që bëri një goditje precize, duke e lënë pa gjasa portierin kundërshtar.

Ndeshja më pas nuk prodhoi gola dhe vendasit iu gëzuan fitores së 19-të këtë edicion, shkruan Gazeta Express.

Kështu, Milani tani ka 63 pikë gjithsej, pesë më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Në anën tjetër, Empoli vazhdon të mbetet në zonë komforti, pasi renditet i 13-ti me 32 pikë, 10 më shumë se vendi i 18-të që dërgon në Serie B. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...