Milan e dëshiron Fekirin

PUBLIKUAR

France Football ka thënë se Milan janë të interesuar për të nënshkruar me Nabil Fekir-kurse sulmuesi i Lyonn duket se është i interesuar për këtë lëvizje

Gazeta ka shpjeguar që Milan është duke e monitoruar situatën e tij për disa javë dhe tashmë kanë bërë edhe një ofertë.

Për me tepër, Fekir është “tërhequr” pasi që e konsideron skuadrën e Milan legjendare dhe është tifozë i saj.

Fituesi i Botërorit, ka vetëm një vit kontratë në kontratën e tij me Lyon dhe mendohet se ai është gati për një sfidë të re.

Gazeta beson që vlera e tij është diku prej 35-40, e cila është shumë më e vogël se sa kishte ofruar Liverpool verën e kaluar, diku 70 milionë funte.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë nëntë asiste për Lyon sezonin e kaluar ku përfunduan në vendin e tretë në Ligue 1 dhe arritën në ֛çerekfinale te Ligës së Kampioneve. /GazetaExpress/  

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...