Milan dhe Inter në garë për mbrojtësin e Barcelonës (Foto)

PUBLIKUAR

Milan dhe Inter kanë shprehur interesimin e tyre për ta rrëmbyer mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Aleix Vidal, raportojnë mediat spanjolle.

Spanjolli i mbush plot 28 vjet në gusht dhe është gati të rikuperohet nga lëndimi serioz që pësoi në nyje, transmeton Express.

Gazeta “Sport” sugjeron se derbi Milano është duke u zhvilluar në tregun e transferimeve për Vidal, i cili iu bashkua Barcelonës nga Sevilla për 17 milionë euro në vitin 2015.

Ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje garuese për “Blaugrana” këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe asistuar pesë herë.

Raportohet se Barca do ta shesë Vidalin për 10 milionë euro plus bonuset në lidhje me performancën e tij./Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...